Celta Vigo e nisi më këmbë të mbarë vitin 2026, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Valencinë.
Skuadra e Valencisë ka pësuar humbje duke përkeqësuar edhe më shumë renditjen në kampionatin spanjoll.
Iglesias (33 - nga penalltia, 59), El Abdellaou (83) e Alvarez (90+5’) shënuan për Celta-n dhe Pepelu (70) për Valencinë.
Futbollisti Pepelu humbi rastin më të mirë në minutën e 7-të për Valencinë duke dështuar nga penalltia.
Pas javës së 18-të Celta renditet në vend të shtatë me 26 pikë dhe Valencina në të 17-tin me 16 sosh.