Sulmuesi shqiptar telefonoi vetë presidentin e klubit turk dhe mori përgjigjen e pazakontë

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar telefonoi vetë presidentin e klubit turk dhe mori përgjigjen e pazakontë

Futbollisti Rei Manaj është mërzitur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku aktivizohet me Sharjah dhe shpreson që të kthehet në Turqi.

Lajmi është përhapur ditët e fundit në mediat turke, ku është mësuar për interesimin e futbollistit që të kthehet te Sivaspor, ku kaloi padyshim vitet më të mira të karrierës së tij.

Sulmuesi ishte transferuar pak muaj më parë në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe kundrejt pagesës së 2 milionë eurove, por tani dëshiron të ndërrojë kampionat, për të kaluar te një më cilësor se ai ku gjendet aktualisht, ku gjithsesi nuk ia ka dalë të lërë shenjë me paraqitjet e tij.

Në Turqi kanë zbuluar disa detaje rreth mundësisë së kthimit të Sivaspor, teksa raportohet se sulmuesi ka qenë ai që ka kontaktuar drejtuesit e ish-klubit të tij.

Sipas burimeve në Turqi, Manaj telefonoi presidentin Ozçoban dhe i tha së kërkonte të kthehej.

Presidenti iu përgjigj se klubi nuk mund të paguante për transferimin apo huazimin e tij.

Ndaj vetëm nëse gjente vetë akordin për t’u larguar, Manaj ishte i mirëpritur në klubin e Sivaspor.



Read it all at Bota Sot