Vdes ish selektori që u rendit i katërti në botë në vitin 1994

- Bota Sot

Vdes ish selektori që u rendit i katërti në botë në vitin 1994

Dimitar Penev, ish-futbollist dhe ish selektor i Bullgarisë, ka ndërruar jetë në moshën 80 - vjeçare.

Penev, një ikonë e CSKA Sofjes, do të mbahet mend si selektori që e udhëhoqi Bullgarinë drejt vendi të katërt historik në Kampionatin Botëror në vitin 1994 që u mbajt në SHBA.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua të shtunën nga Federata Bullgare i Futbollit.

Legjenda bullgare Hristo Stoichkov gjithashtu i tha lamtumirë Penev në rrjetet sociale me një mesazh emocional.

"Gjigandi! Më i madhi nga të gjithë!

Patriarku i futbollit tonë! Njeriu që na bëri të katërtit në botë!

Njeriu që na formoi dhjetëra prej nesh si njerëz dhe si sportistë!

Pusho në paqe, shef! Nuk do të harrohesh kurrë", shkroi Stoichkov.



Read it all at Bota Sot