Ekipi spanjoll heq dorë prej Albion Rrahmani

- Bota Sot

Ekipi spanjoll heq dorë prej Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani duket se po përjeton ditët e fundit si lojtar i Spartës së Pragës në Çeki.

Fillimisht u tha se Lyon i kishte propozuar një ofertë konkret kryeqytetasve, por nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme.

Orët e fundit u shfaq në “horizont” pista e Gironës në La Liga.

Kubi nga Barcelona sapo është njohur me pretendimet e “kripura” të Spartës së Pragës, ka refuzuar për t’u futur në negociata sipas mediave çeke.

Ende nuk ka një destinacion të qartë se ku Rrahmani do e vijoi karrierën futbollistike, ndërsa kartoni i 25-vjeçarit sipas “Transfermarkt” arrin deri në 7.5 milionë euro.



Read it all at Bota Sot