Plasin polemikat

- Bota Sot

Plasin polemikat

Transferimi i Manor Solomon te Fiorentina ka shkaktuar reagime dhe polemika të ashpra politike në Itali.

Izraelit u bë blerja e parë dimërore e klubit italian, duke mbërritur në Firence në formë huazimi nga Totenham, me një opsion për ta blerë kontratën për 10 milionë euro.

Megjithatë, transferimi i tij u zbeh shpejt nga polemikat politike, të lidhura me deklaratat e mëparshme rreth luftës në Gaza.

Më parë, futbollisti mbështeti hapur pikëpamjet e qeverisë izraelite në rrjetet sociale, dhe deklarata e tij pas shpërthimit të spitalit në Gaza tërhoqi vëmendje të veçantë.

“Shpërthimi në spital në Gaza është padyshim rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ata po vrasin popullin e tyre dhe po fajësojnë Izraelin për këtë”, kishte deklaruar Solomon.

Këto fjalë kishin shkaktuar tashmë zemërimin e disa tifozëve të Vijarealit dhe reagime të ngjashme u shfaqën edhe tani.

Poshtë postimit të Fiorentinës me rastin e mbërritjes së Solomonit në Firence, u shfaqën komente të shumta me mesazhet “Palestina e Lirë”, flamuj palestinezë dhe shprehje pakënaqësie për transferimin.



Read it all at Bota Sot