Wolves më në fund ka gjetur gëzimin e parë në Premier League.
Pas një serie zhgënjyese prej 3 barazimesh dhe 16 humbjesh, Wolves ka arritur fitoren e parë në kampionatin më të fortë në botë.
Skuadra e Wolves regjistroi fitore të madhe dhe bindëse, duke mposhtur West Ham United me rezultat 3:0.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku vendasit dominuan plotësisht lojën dhe e demoluan kundërshtarin londinez.
Golat i realizuan futbollistët Arias në minutën e 4-të, Hwang Hee-Chan në minutën e 31-të dhe Mane në minutën e 41-të, duke vulosur rezultatin që në 45 minutat e para.
Pavarësisht kësaj fitoreje, Wolves është në fund të tabelës me vetëm 6 pikë të grumbulluara pas 20 javësh.
Në anën tjetër, West Ham po kalon një krizë të thellë, duke u renditur aktualisht në vendin e 18-të me 14 pikë.