Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar në një postim në platformën X se “Venezuela do të jetë e lirë” dhe se populli i vendit “meriton të jetojë i lirë pas viteve të tëra të shtypjes”.
Metsola rikujtoi gjithashtu se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nikolas Maduron si president të zgjedhur ligjërisht të Venezuelës.
Po ashtu, ka paralajmëruar se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Ajo shtoi se Parlamenti Evropian ka kërkuar gjithmonë respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, mbështetje për demokracinë dhe njohjen e vullnetit të popullit venezuelian, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin.