KF Tefik Çanga ndahet me tre futbollistë.
Skuadra nga fshati Tërn e komunës së Ferizajt, befasia më e këndshme e vjeshtës, ka zyrtarizuar ndarjen me tre futbollistë.
“Me marrëveshje të dyanshme, jemi dakorduar që të ndërpresim bashkëpunimin me lojtaret Donat Meha e Valmir Topalli si dhe me portierin Erijon Salihu.
Klubi i falënderon për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në KF Tefik
Çanga, duke u uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale”, thuhet në njoftimin e KF Tefik Çangës.
Skuadra nga Tërni e mbylli vjeshtën në pozitën e 9-të me 26 pikë të grumbulluara.