Ramadani me Leccen lanë pa fjalë Juventusin e Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Ramadani me Leccen lanë pa fjalë Juventusin e Edon Zhegrovës

Lecce ka marrë pikë të madhe në Toino, duke luajtur baras (1:1) me Juventusin në takimin e javës së 18-të të Serie A.

Ramadani me Leccen lanë pa fjalë Juventusin e Edon Zhegrovës!

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+2 Banda kaloi në epërsi Leccen. 

Kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi që në fillim të pjesës së dytë u barazua rezultati. 

Në minutën e 49-të McKennie barazoi rezultatin 1:1. 

Edon Zhegrova, reprezentues i Kosovës, u aktivizua në minutën e 46-të. 

Në minutën e 66-të, David dështoi nga penalltia, lëshoi mundësinë më të mirë për Juventusin.

David u përpoq që ta befasojë portierin Falcone me një top në qendër, por ky i fundit e pret me këmbë.

Në minutën e 54-të, Edon Zhegrova provoi nga goditja e dënimit rreth 20 metra, por shkoi mbi portë së Falcones.

Ylber Ramadani, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit nga minuta e parë për Leccen.

Juventusi është në vend të pestë me 33 pikë e Lecce në të 16-tin me 17 pikë.



Read it all at Bota Sot