Formacionet zyrtare Atalanta – Roma

- Bota Sot

Formacionet zyrtare Atalanta – Roma

Një mbrëmje e veçantë pritet sonte në Bergamo, ku Atalanta pret Romën nga ora 20:45, në një ndeshje të ngarkuar me emocione.

Gian Piero Gasperini rikthehet për herë të parë si kundërshtar në stadiumin ku kaloi nëntë vite historike dhe fitoi trofeun e parë evropian të klubit, Europa League.

Atalanta e drejtuar nga Raffaele Palladino mbështetet në formacionin e saj më të mirë të mundshëm, me mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti titullar në qendër të repartit defensiv.

Gianluca Scamacca udhëheq sulmin, i mbështetur nga Charles De Ketelaere dhe Nicola Zalewski, ky i fundit përballë një ish-skuadre të tij.

Roma vjen në këtë sfidë pas një periudhe të vështirë, por e mbylli vitin 2025 me fitore 3-1 ndaj Genoas. Paulo Dybala dhe Matias Soulé janë rikuperuar nga dëmtimet dhe startojnë nga minuta e parë, ndërsa Evan Ferguson udhëheq repartin ofensiv.

Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh dhe angazhimesh ndërkombëtare, por pritet një duel i fortë, me rëndësi të madhe për renditjen në Serie A. /GazetaExpress

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Carnesecchi; Scalvini, Gjimshiti, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Bernasconi; De Ketelaere, Zalewski; Scamacca

Roma: Svilar; Mancini, Ziolkowski, Hermoso; Celik, Cristante, Koné, Rensch; Soulé, Dybala; Ferguson.



Read it all at Bota Sot