Me rastin e shënimit të manifestimit përkujtimor “15 Janari, Ditët e Reçakut”, ka nisur sot Turniri Tradicional Memorial “15 Janari”, i cili përmes sportit nderon dhe përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut.
Procesi i paraqitjes së ekipeve ka filluar më 17 dhjetor 2025, ndërsa ndeshjet po zhvillohen në fushën sportive “Arbëri” në Reçak.
Finalja e turnirit do të mbahet më 15 janar, në datën kur ndodhi Masakra e Reçakut.
Turniri organizohet nga të rinjët e Reçakut në kuadër të manifestimit “15 Janari, Ditët e Reçakut”, me mbështetjen e Komunës së Shtimes.