Prishtina me Afrim Tovërlanin startojnë me përgatitje

- Bota Sot

Prishtina me Afrim Tovërlanin startojnë me përgatitje

Prishtina kërkon ta rikthejë titullin e kamponit në vitrinat e saj. 

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, me kryetrajnerin Afrim Tovërlani do të nisin përgatitjet më 6 janar.

Prishtina është nënkampion vjeshtor me 30 pikë, tre më pak se Ballkani i Therandës.

“FC Prishtina është gati për të nisur përgatitjet për pjesën pranverore të sezonit. 

Pas pushimit dhe festave të fundvitit, skuadra do të rikthehet në stërvitje, me 6 janar, duke filluar me disa ditë në

Prishtinë, për t’i vazhduar më pas në Turqi, ku do të zhvillohet një fazë përgatitore intensive.

Pjesën vjeshtore të kampionatit e mbyllëm me vetëm tri pikë diferencë nga vendi i parë, ndërkohë që jemi kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, duke mbetur në garë për të dy objektivat kryesorë të sezonit”
, njofton FC Prishtina.



Read it all at Bota Sot