Marku nuk është pjesë e FC Ferizajt

- Bota Sot

Marku nuk është pjesë e FC Ferizajt

Futbollisti Antonio Marku largohet nga FC Ferizaj.

Ferizajasit janë në pozitë të palakmueshme në pjesën vjeshtore përkatësisht në vend të parafundit (i nënti) me 19 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Ferizaj njofton se ka ndarë rrugët me mbrojtësin Antonio Marku pas 6 muajsh bashkëpunimi.

Klubi e falënderon Antonion për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton FC Ferizaj.



Read it all at Bota Sot