Gabriel rekordmen te Arsenali, vetëm një mbrojtës ka shënuar më shumë se ai në historinë e Topçinjve

- Bota Sot

Gabriel rekordmen te Arsenali, vetëm një mbrojtës ka shënuar më shumë se ai në historinë e Topçinjve

Arsenali ka siguruar një fitore të rëndësishme 3–2 në udhëtim ndaj Bournemouth, në ndeshjen e tyre të 20-të në Ligën Premier, duke vazhduar formën e fortë në kampionat dhe duke treguar karakter në një duel të luftuar deri në fund.

Një nga protagonistët e takimit ishte mbrojtësi Gabriel Magalhaes, i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe hyri në histori me klubin londinez.

Braziliani u bë vetëm mbrojtësi i dytë i Arsenalit që arrin kuotën e 20 golave në Ligën Premier, pas Laurent Koscielny, i cili kishte realizuar 22 gola gjatë periudhës së tij te “Topçinjtë”.

Goli i Gabrielit rezultoi vendimtar për fitoren, ndërsa njëkohësisht konfirmoi rëndësinë e tij në fazën sulmuese të ekipit, pavarësisht rolit të tij parësor në mbrojtje.

Në këtë sezon, 28-vjeçari ka zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 3 asistime, duke qenë një nga lojtarët më konstantë të Arsenalit në të dy fazat e lojës.

Vetëm në Ligën Premier, braziliani ka shënuar tre gola duke qenë shumë i rrezikshëm në ndërprerje të klubit londinez.



Read it all at Bota Sot