Pasi fitoi në derbin lokal, Flick zbulon objektivin e radhës me Barcelonën

- Bota Sot

Pasi fitoi në derbin lokal, Flick zbulon objektivin e radhës me Barcelonën

Barcelona po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga, duke regjistruar nëntë fitore radhazi. Suksesi i fundit erdhi në derbin ndaj rivalit lokal Espanyol, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0.

Kjo fitore i mundësoi katalanasve të zgjerojnë epërsinë në krye të tabelës në shtatë pikë, ndërsa Real Madridi ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e radhës.

Në ditët në vijim, Barcelona do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, ku javën e ardhshme do të përballet me Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Në rast kualifikimi, katalanasit do të përballen në finale me fituesin e çiftit Atletico Madrid – Real Madrid.

Trajneri Hansi Flick theksoi ambiciet e skuadrës për këtë trofe, por mbetet i kujdesshëm.

“Të fitojmë Superkupën? Ky është objektivi. Por fillimisht duhet të luajmë kundër Athletic Club, që është një kundërshtar shumë i fortë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë".

“Tani kemi një ditë pushimi nesër, më pas pas stërvitjes do të udhëtojmë për në Arabinë Saudite dhe do të përgatitemi për ndeshjen", deklaroi trajneri gjerman. 



Read it all at Bota Sot