Liam Rosenior me shumë gjasë do të jetë pasardhës i Enzo Marescas te skuadra e Chelseas.
Tekniku anglez pas ndeshjes së mbrëmshme me Nice, ka folur për spekulimet që e lidhen me skuadrën londineze.
Ai as nuk e ka pohuar as mohuar mundësinë që të nënshkruaj me Chelsean.
Rosenior tha se është i lumtur që ka udhëhequr skuadrën e Strasbourgut gjatë kësaj kohe dhe i dëshiron më të mirën klubit.
“Kam qenë i privilegjuar që jam menaxher i këtij klubi futbollistik.
E ardhmja ime? Është një qytet shumë i bukur, me njerëz shumë të bukur, një klub i madh.
Më pëlqeu gjithçka.
Lojtarët ishin të mahnitshëm. Unë me të vërtetë dua më të mirën për këtë klub. Nuk e di nëse kjo është ndeshja ime e fundit. Në jetë ne nuk e dimë.”, ka deklaruar Rosenior.