Juventusi gati për goditjen e bujshme

- Bota Sot

Juventusi gati për goditjen e bujshme

Theo Hernandez, ish-mbrojtës i Milanit dhe aktualisht pjesë Al-Hilal-it në Arabinë Saudite, mund të kthehet në Itali nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë Carlo Pellegatti në kanalin e tij në YouTube, duke zbuluar se “ka kontakte midis përfaqësuesve të Hernandez dhe klubit bardhezi, një operacion që pritet të realizohet në verë dhe jo në janar”.

Francezi do të ishte i gatshëm të brakstiste Arabinë Saudite për t’u rikthyer në një kampionat europian të nivelit të lartë. Juventusi duket se është destinacioni i preferuar, pasi lojtari është i motivuar të rikthehet në Serie A dhe të jetë protagonist në një projekt ambicioz bardhezi..

Sfidë e madhe mbetet paga e Hernandez-it: në Al-Hilal ai fiton rreth 20 milionë euro në sezon, një shifër jashtë parametrave të çdo klubi italian. Megjithatë, sipas burimeve, francezi është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës për të realizuar rikthimin dhe për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes në futbollin europian.

Hernandez tek Juventus do të ofronte një përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në mbrojtje dhe sulm. Lojtari ka treguar gjatë karrierës së tij aftësi të jashtëzakonshme në manovra ofensive dhe është i njohur për golat dhe asistet vendimtare.

Një marrëveshje verore mund të ndryshojë ndjeshëm dinamikën e skuadrës bardhezi për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot