Anulohen fluturimet në FIR Athina, shkak problemet në sistemet e navigimit të avionëve

- Bota Sot

Anulohen fluturimet në FIR Athina, shkak problemet në sistemet e navigimit të avionëve

Kaos dhe shqetësime të mëdha janë regjistruar që nga mëngjesi i së dielës në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe në të gjitha aeroportet greke. Situata është shkaktuar nga një defekt në sistemet e navigimit të avionëve në FIR Athina.

Jashtë përdorimit kanë dalë sistemet e radio ndërlidhjes në Greqinë veriore që ka sjellë edhe bllokimin e sistemeve të komunikimit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

Asnjë avion nuk mund të ulet ose të ngrihet në mënyrë automatike nga aerodromet e vendit, ndërsa avionët që ishin në fazën e uljes në momentin e defektit, përdorën sistemet manuale dhe vizive të zbritjes.

Fluturimet u prekën menjëherë si në Eleftherios Venizelos ashtu edhe në pjesën tjetër të aeroporteve të vendit, me avionë të bllokuar në pistë dhe nisje dhe mbërritje të shtyra.



Read it all at Bota Sot