Lushnja është bërë me trajner të ri. Ditmar Bicajn në krye të skuadrës e zëvendëson Bledi Kadiu.
Korçari merr drejtimin e lagunarëve, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij.
Në të kaluarën ka drejtuar Dinamo U-21 dhe Luzi 2008.
Padiskutim që aventura te Lushnja do të jetë ndryshe, teksa qëllimi kryesorë do të jetë rikthimi i skuadrës te rezultatet pozitive në kampionat.
Aktualisht Lushnja ndodhet në zonën e ftohtë me 16 pikë në vendin e 10 pas 17 javësh..