Ylli i Kosovës që po kërkohet nga Barcelona, befason

- Bota Sot

Ylli i Kosovës që po kërkohet nga Barcelona, befason

Sulmuesi nga Kosova, Fisnik Asllani i cili po kalon një sezon fantastik me skuadrën gjermane, Hoffenhaim, ka marrë vemendjen e klube të mëdha evropiane.

Në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e tij është edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

Duket se edhe Asllani ka simpati për skuadrën katalanase dhe do të dëshironte të ishte pjesë e saj në të ardhmen.

23-vjeçari mbrëmë e kishte ndjekur nga afër derbin lokal mes Espanyolit dhe Barcelonës.

Asllani ka ngjallur dyshime dhe spekulime, pasi publikoi një video nga ”RCDE” Stadium.

“Derbi i Barcelonës”, ka shkruar sulmuesi nga Kosova.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Asllanit në qytetin e Barcelonës, por ngjallë dyshime për ndonjë nënshkrim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.



Read it all at Bota Sot