Daniele Adani nuk është kursyer në kritikat e tij ndaj Xhonatan Dejvid, pas penalltisë që ky i fundit humbi përballë Leçes.
Sulmuesi i juventusit tentoi në mënyrë qesharake një “Panenka”, duke goditur topin shumë keq, i ndalur nga portieri Falkone.
Ish-futbollisti Adani, tashmë në rolin e komentatorit sportiv, nuk është përmbajtur në kritikat e t tij në rrjetet sociale.
“Alesandro Del Piero, një person i cili sigurisht nuk kishte nevojë për shokë të skuadrës që t’i kalonin topin, pasi do të kishte gjuajtur ai, nuk do ta kishte ëndërruar kurrë të gjuante një penallti në atë mënyrë në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit.
Gjithçka ndërsa Juventusi, që po rikuperon ndaj ekipeve përpara, kishte dominuar.
Duhet të kuptosh ku je, ku gjendesh, çfarë fanellë po vesh. Duhen më parë burra se lojtarë, ky është sekreti i futbollit të sotëm, me vlera dhe b***. Dhe respekt”, ishin fjalët e Adanit kushtuar Dejvid dhe gabimit të tij nga pika e bardhë.