Në Torino nuk pajtohen assesi me barazimin me rezultat 1:1 me Leccen, në takimin e javës së 18-të të Serie A në futboll.
Mediumi italian “Tuttosport” nuk e përtyp dot këtë barazim te Juventusit duke kritikuar, më i kritikuari është futbollisti David që humbi penalltinë në minutën e 66-të.
Sa i përket Edon Zhegrovën, tregon se çka i mungon tani për tani.
Zhegrovën e vlerëson me notën 5.5 i cili u aktivizua në minutën e 46-të.
“Zhegrova, 5.5.
Ai e pati fjalën e tij në golin e McKennie. Por atij ende i mungon qëndrueshmëria në momentet që i jepen: atij i duhet më shumë kohë për të shijuar talentin e tij”, shkruan media italiane,
“David, 4!
Ai mbërriti te Juve si një “Njeri i Akullit". Në Lille, ai ishte një vrasës në zonën e penalltisë; në Torino, ai u bë një aleat i mbrojtjeve kundërshtare dhe portierëve. Miku më i mirë i të gjithëve. Mënyra se si e paraqet veten nga penalltia është absurde”, shkruan mes të tjera.
“McKennie, 7.
Ai gjithmonë i zgjidh problemet. Në çdo rol, këtë herë si një numër 10 pas Davidit. Ai ka mentalitetin e një kampioni. Kontrata e tij është ende në ajër: do të ishte koha për të ndërhyrë”, shkruan mes të tjera “Tuttosport”.