Pogradeci pritet të lëvizë në afatin kalimtar

- Bota Sot

Pogradeci pritet të lëvizë në afatin kalimtar

Duke qenë pretendent për ngjitjen në Superiore, Pogradeci sigurisht që pritet të lëvizë edhe në afatin kalimtar te janarit.

Megjithatë, klubi liqenor ende nuk ka nisur asgjë.

Edhe pse nëpër media janë përfolur shumë emra dhe hyrje-dalje nga Pogradeci, vetë klubi i Kategorisë së Parë ka mohuar gjithçka.

Ky sqarim ka ardhur nëpërmjet një “InstaStory”.

NJOFTIMI:

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar në disa portale dhe faqe të ndryshme lajme të pasakta dhe të pakonfirmuara në lidhje me afrimin e lojtarëve të rinj te KF Pogradeci.

Për të shmangur keqinformimin e tifozëve dhe opinionit sportiv, sqarojmë se çdo vendim zyrtar, çdo afrim apo ndryshim në përbërjen e ekipit, do të bëhet publik vetëm përmes faqes sonë zyrtare dhe kanaleve tona zyrtare të komunikimit. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetje!.



Read it all at Bota Sot