Futbollisti Armando Broja nuk ia ka dalë të linte shenjë në ndeshjen e fundit të skuadrës së Burnleyt, ku ajo u mund me shifrat 2:0 nga Brighton në transfertë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte rrallëherë i rrezikshëm në këtë sfidë për mbrojtjen kundërshtare, duke luftuar shposh i vetëm me shumë futbollistë dhe asnjëherë në pozicion për të tentuar portën.
Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa në mediat angleze, mori vlerësime të ulëta, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit,
“Burnley Express”, portali që i kushtohet klubit, i ka vendosur notën 5, por edhe justifikon sulmuesin shqiptar për këtë paraqitje.
“Nuk na kujtohet që të ketë patur ndonjë ndikim në ndeshje, por ai u detyrua që të ushqehej me thërrime, duke i munguar çdo lloj shërbimi nga ekipi”, shkruhej në komentin që shoqëronte notën e Brojës.