Sherri i pazakontë në Serie A, trajneri kapi lojtarët nga fanella

- Bota Sot

Sherri i pazakontë në Serie A, trajneri kapi lojtarët nga fanella

Minutat e fundit të ndeshjes mes Lacios dhe Napolit në Serinë A kanë qenë mjaft të tensionuar dhe si pasojë kishte edhe kartonë të kuq për një sherr që shpërtheu në fushë.

Pas një aksioni normal të lojës, kishte fillimisht shkëmbim fjalësh mes Adam Marushiç të Lacios dhe Paskuale Mazokit të Napolit, të cilët ishin pranë vijës anësore, pak hapa larg pankinës së Napolit.

Të dy u kapën me duar duke nisur një sherr teksa u përfshi edhe trajneri Antonio Konte i cili u përpoq t’i ndalte duke i tërhequr nga bluza.

Por lojtarët vazhduan përplasjen mes tyre, edhe pse iu afrua gjyqtari Masa, duke shtyrë këtë të fundit që t’u tregonte menjëherë kartonin  kuq, për t’i dërguar para kohë në dhomat e zhveshjeve, pasi shokët e skuadrës ia dolën më në fund t’i ndanin,



Read it all at Bota Sot