Futbollisti u kthye mes flakëve për të shpëtuar të dashurën, menaxheri tregon momentet dramatike

- Bota Sot

Futbollisti u kthye mes flakëve për të shpëtuar të dashurën, menaxheri tregon momentet dramatike

Tahiris dos Santos, futbollisti 19-vjeçar i klubit francez të Metz, është një nga personat e lënduar rëndë në ngjarjen tragjike në Krans Montana të Zvicrës.

Në natën e ndërrimti të viteve, një bar në këtë lokalitet turistik, u përfshi nga flakët duke shkaktuar mbi 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur mes personave që gjendeshin brenda tij.

Kristof Huto, menaxheri i futbollistit, ka zbuluar fillimisht se lojtari ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte pësuar djegie në 30% të trupit, ashtu si edhe e dashura e tij me të cilën kishte qenë në lokal.

Më pas ai ka zbuluar se pikërisht sakrifica për të shpëtuar të dashurën kishte bërë që futbollisti të merrte këto plagë të rënda.

“Tahiris gjendej në katin e parë të lokalit në momentin kur shpërtheu zjarri.

Ai ia kishte dalë të largohej nga lokali, por kishte parë se e dashura e tij kishte mbetur ende brenda.

Kështu që ai është futur përsëri brenda për ta nxjerrë nga flakët.

Përtej faktit se është viktimë,

Tahiris është gjithashtu edhe një hero, këtë mund ta themi me plot gojë”, shpjegoi menaxheri i futbollistit francez.



Read it all at Bota Sot