Besa e Pejës e vetëdijshëm për pozitën që gjenden në tabelë dhe e ka më së të qartë se i duhet një arsenal i fuqishëm lojtarësh për të ikë nga zona e kuqe në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra e Besës është në fund të tabelës përkatësisht në vend të 18-të me 8 pikë pas 18 javësh të zhvilluara.
Skuadra pejane ka rikthyer në petkun e vet, futbollistin Donart Sheqerolli.
“Donart Sheqerolli te FC Besa Peja!
FC Besa Peja ka kënaqësinë t’ju njoftojë se ka arritur marrëveshje zyrtare me futbollistin Donart Sheqerolli.
Pas një përvoje të shkurtër jashtë klubit, Donarti vjen sërish për të veshur fanellën e qytetit të cilit i ka kushtuar gjithçka gjatë karrierës së tij.
Me përvojën, profesionalizmin dhe angazhimin e tij, ai do të jetë një element i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe për objektivat që synojmë të arrijmë këtë sezon”, njofton FC Besa.