Alexander Sorloth mund të jetë protagonisti kryesor i afatit kalimtar

- Bota Sot

Alexander Sorloth mund të jetë protagonisti kryesor i afatit kalimtar

Alexander Sorloth mund të jetë protagonisti kryesor i afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi norvegjez është i pasigurt për të ardhmen e tij tek Atletico Madrid dhe mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos dimërore.

“Sports Illustrated” zbulon se Juventus interesohet shumë për sulmuesin norvegjez dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Dushan Vlahoviq.

Sulmuesi serb, aktualisht i dëmtuar, është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet në verë si lojtar i lirë.

Sipas raportimit në fjalë, bardhezinjtë duan huazimin e norvegjezit deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. Ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes palëve.



Read it all at Bota Sot