Mbrojtësi shqiptar bën heroin te skuadra italiane

- Bota Sot

Mbrojtësi shqiptar bën heroin te skuadra italiane

Mbrojtësi shqiptar, Brajan Boci, u shndërrua në hero te skuadra e Breshas, në triumfin 1 me 2 që këta të fundit arritën me përmbysje ndaj Arzinjanos, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të të Serisë C italiane.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 47-të, me Moretin, ndërkohë që Bresha, barazoi shifrat me Ricon në minutën e 63-të.

Për golin që do të arkivonte 3 pikët e arta, mendoi 22-vjeçari Boci, i cili tundi rrjetën në minutën e 86-të. Ky ishte realizimi i parë për shqiptarin me fanellën e skuadrës së Breshas.

Boci është një prodhim i akademisë së Xhenoas. Ai numëron 2 paraqitje me skuadrën e parë të Xhenoas në Serinë B, teksa ka qenë pjesë e Lenjagos në Serinë C, Feralpi Salos, po në Serinë C si dhe e Breshas së fundmi.

Ai gjithashtu është aktivizuar edhe 1 ndeshje me fanellën e Shqipërisë U21.



Read it all at Bota Sot