Çmenduri në kohën shtesë, Liverpooli nuk merr më shumë se një barazim në Londër

- Bota Sot

Çmenduri në kohën shtesë, Liverpooli nuk merr më shumë se një barazim në Londër

Liverpooli nuk i ndahet barazimeve, kësaj radhe në Londër ka barazuar me rezultat 2:2 me Fulhamin, në takimin e javës së 20-të në Premier League.

Finish i çmendur, Liverpooli avancoi me 1:2, por vendasit barazuan (2:2).

Vendasit udhëhoqën në minutat e para të pjesës së parë.

Në minutën e 17-të Wilson kaloi në epërsi Fulhamin.

Liverpooli barazoi në pjesën e dytë duke iu falënderuar golit të futbollistit Wirtz në minutën e 57-të.

Në minutën e 90+4 Gakpo realizoi për 1:2 në favor të Liverpoolit.

Megjithatë, Fulhami bën çmenduri, Reed ka barazuar rezultatin 2:2 në minutën e 90+7.

LIverpooli është në vend të katërt me 34 pikë, ka 6 më shumë se Fulham në të 11-tin në tabelën e klasifikimit.



Read it all at Bota Sot