Sulmuesi i Shqipërisë Flavio Sulejmani ka rezultuar protagonist në ndeshjen e javës së 18-të të Primavera 1 mes Lazio-s dhe Fiorentinës.
Sulmuesi i Kombëtares U-21, shënoi dy gola në këtë takim, respektivisht në minutat 5 dhe 16’.
Në pjesën e dytë, Fiorentina barazoi shifrat, duke i hequr fitoren nga “duart” Lazios së Sulejmanit.
Këtë sezon të Primavera 1 me kryeqytetasit e Italisë, shqiptari 19-vjeçar numëron 7 gola në 16 ndeshje.
Me bardhekaltërit, Flavio Sulejmani ka kontratë deri në verë, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin në 600 mijë euro.