Mediumi më i madh në Spanjë, bën çmenduri me sulmuesin e Kosovës! Ja më kë e krahason

- Bota Sot

Mediumi më i madh në Spanjë, bën çmenduri me sulmuesin e Kosovës! Ja më kë e krahason

Mediumi i madh spanjoll, “Marca” ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” të yllit të kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi luan në La Liga te Mallorca dhe tashmë po bëhet gati për ndeshjen e sontme ndaj Gironas, e cila fillon nga ora 18:30.

Mediumi i njohur “Marca”, në formë shakaje ka postuar një foto të Muriqit para ndeshjes, dhe ia ka bashkangjitur një foto të Nicolas Maduros, i cili u arrestua dje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sy bien tutat e njëjta të përdorura edhe nga Muriqi edhe nga Maduro, të cilat i përkasin brendit “NIKE”.

“Tuta sportive që po bën xhiron e botës… edhe në LaLiga”, shkruan “Marca”. 

Tashmë ish-presidenti i Venezuelës, Maduro u arrestua nga ShBA-ja dje, me akuzat për kontrabandim të drogës dhe terrorizmit.



Read it all at Bota Sot