Torino i “jep duart” Asllanit? Flet drejtori sportiv

- Bota Sot

Torino i “jep duart” Asllanit? Flet drejtori sportiv

Drejtori sportiv i Torinos, Xhanluka Petraçi, në një prononcim për “Sky Sport”, nuk e fsheh se në janar ka në mendje të bëjë një “mini-revolucion” në merkato, me lëvizje që mund të përfshijnë edhe largimin e parakohshëm të Kristjan Asllanit, i ardhur në gusht në huazim nga Interi:

“Udhëzimet janë që të përpiqemi të ndryshojmë diçka.

Është e qartë që me skemën 3-5-2 duhet të sjellim disa lojtarë funksionalë. Dua të kujtoj se Torino ka 30 lojtarë në listën e pagave, prej të cilëve tre janë jashtë liste. Kjo është penalizuese, sepse për të futur një lojtar duhet të nxjerr një tjetër.

Përndryshe, e paguaj pa e përdorur. Pra, është e qartë që ekziston kjo vështirësi e një grupi shumë të gjerë dhe patjetër do të duhet të punojmë për disa shkëmbime. Duhet të mendoj të bëj diçka tjetër. Po punoj për të sjellë disa fytyra të reja”, pranon ai.

A janë objektivat një mbrojtës qendror, një mesfushor dhe një lojtar krahu? “Në parim po, këto duhet të jenë. Ka disa prioritete, duhet të kuptojmë se çfarë do të ndodhë me Schuurs, i cili është i dëmtuar prej kohësh. Ka vlerësime në vazhdim. Rolet janë këto dhe po punojmë. Duhet pak durim.”

Duke iu përgjigjur një pyetjeje direkte të DAZN mbi largimin e mundshëm të Asllanit në janar, Petraçi sqaroi qëndrimin e klubit:

Në periudhë merkatoje dëgjon gjithçka. Sigurisht që presim shumë më tepër nga Asllani, është një lojtar i rëndësishëm që duhet ta tregojë në fushë se është titullar, ashtu si shumë të tjerë. Sot ulet në stol, por shpresojmë që të rikthehet titullar.

Ky është një diskutim që vlen për të dhe për shumë të tjerë, duhet ajo ‘egërsi’ e shëndetshme që e kërkoj nga të gjithë djemtë.”.



Read it all at Bota Sot