Talenti i Bayernit, Lennart Karl: Dua të luaj për Real Madridin

- Bota Sot

Talenti i Bayernit, Lennart Karl: Dua të luaj për Real Madridin

Lennart Karl ka fituar besimin e Vincent Kompany këtë sezon, jo vetëm duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në fushë, por edhe duke u zhvilluar më tej te Bayern Muncheni.

Në mungesë të Jamal Musialas, ai shpesh ishte pjesë e formacionit titullar gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Në një intervistë për “Sky”, Lennart Karl zbuloi nëse ka një klub ëndrrash përveç kampionëve rekord të Gjermanisë.

“Bayern është një klub shumë i madh. Ëndërr është të luash këtu. Por një ditë, sigurisht që dua të shkoj te Real Madrid”, tha ai.

Ai vazhdoi: “Ky është klubi im ëndrrash, por kjo mbetet mes nesh. Natyrisht, Bayern është diçka shumë e veçantë dhe është shumë argëtuese”.

Lennart Karl ka një kontratë me Bayern deri në verën e vitit 2028.

Këtë sezon, 17-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje konkurruese, duke shënuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.



Read it all at Bota Sot