Alexis Mac Allister ka dhënë sinjale se Liverpool ka pak shanse për të mbrojtur titullin e Premier Ligë.
Ata aktualisht ndodhen në vendin e katërt por me 14 pikë prapa Arsenalit.
“Ka pak mundësi që Liverpooli të mbrojë titullin. Arsenali është në një moment të mirë, Manchester City është afër, por ne nuk jemi pranë në performanca ose rezultate,” tha ai.
Mesfushori shtoi se ndryshimet në ekip e kanë bërë situatën jo ideale.
“Shumë gjëra ndryshuan nga sezoni i kaluar, dhe nuk është ideale, por kjo është situata ku ndodhemi.”