Muarem: Na pret një mision i vështirë

- Bota Sot

Muarem: Na pret një mision i vështirë

Muarem Muarem është trajneri i katërt i Rabotniçkit gjatë edicionit 2025-2026.

Pas Bojan Markoskit, Alparslan Erdemit dhe Alen Tupajiqit, ish- trajneri i Gostivarit dhe Bashkimit, tash është në krye të Rabotniçkit që përbëhet më gjysmën e futbollistëve shqiptarë në përbërjen e parë.

Muaremi ka folur për mediumin maqedonas “SportSport”: “Pra, e di shumë mirë nga vij, jam një ish-lojtar i Rabotniçkit.

Sigurisht, kemi një mision të vështirë para, por besoj se mund të luftojmë për mbijetesë.

Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë në klub të besojnë se mund ta fillojmë sezonin pranveror me një mendësi të tillë.

Dhe është e qartë se do të jetë e vështirë, por duhet të fillojmë fuqishëm që nga ndeshja e parë me Pelisterin në Manastir. Për ne, çdo ndeshje do të jetë një finale.

Do të shkojmë për të fituar të gjitha garat pavarësisht se kush është kundërshtari, në fund do të shohim se çfarë kemi bërë”.



Read it all at Bota Sot