Në afatin kalimtar të verës së vitit 2025, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani u largua nga Interi për t’u zhvendosur te Torino.
Edhe pse u parashikua se do të ishte zgjedhja e duhur ku “regjisori” i Shqipërisë do të shpaloste gjithë “arsenalin” posedues, nuk ka ndodhur kështu.
Fillimisht mes Interit dhe Torinos u ra dakord që 23-vjeçari do qëndronte te “Demat” deri në verën e 2026-ës, por bordi i torinezëve ka ndryshuar mendje.
Sipas raportimeve të “Toro Goal”, është vendosur që Asllani të rikthehet sërish te Interi që në afatin kalimtar te dimrit. Hapësirat për elbasanasin te zikaltërit janë të pamundura, tregues se jo më kot e larguan para këtij sezoni. “Teoria” më realiste është një huazim tjetër, ndërsa nuk ka emra konkret nga ekipet e interesuara.