KF Shkëndija e Haraçinës prezanton lojtarin e ri!

- Bota Sot

KF Shkëndija e Haraçinës prezanton lojtarin e ri!

Skuadra ambicioze e Shkëndijës së Haraçinës po punon në merkato, teksa sonte ka prezantuar dhe afrimin e ri.

Suhejb Rushiti shtë lojtari më i ri i të kuqezinjve nga Haracina.

Ai ka ardhur nga Slloga Vinica, ndërsa ka luajtur edhe për Detonit nga Radovishi. Gostivari, Skopje, Vardar Forina, Shkupi e Metalurg.

Rushiti, 25-vjecar, luan si mesfushor defensiv.

Është kjo prurja e katërt e haracinasve në këtë afat kalimtar, pas Vladimir Zhoglev, Mahir Ajrullit dhe Antonio Stolevski.

"KF Shkëndija Haraçinë prezanton mesfushorin mbrojtës Suhejb Rushiti

KF Shkëndija Haraçinë ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e futbollistit Suhejb Rushiti, i cili i bashkohet skuadrës sonë si përforcim në repartin e mesfushës.

Suhejb Rushiti aktivizohet në pozitën e mesfushorit mbrojtës, duke sjellë stabilitet, disiplinë taktike dhe balancë në lojën e ekipit.

Së fundmi, ai ka qenë pjesë e FK Slloga Vinica, ku ka regjistruar paraqitje të qëndrueshme dhe angazhim profesional":, - njofton klubi.



Read it all at Bota Sot