PSG e ka nisur me fitore vitin 2026. Kampionia në fuqi e Francës ka fituar derbin e kryeqytetit, 2-1 ndaj Paris FC.
Derbi u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku Desire Doue gjeti golin pas një asisti të mrekullueshëm të Fabian Ruiz.
Pjesa e dytë nis me dy gola të shpejtë. Fillimisht, Geubbels barazon shifrat 1-1 nga penalltia në minutën e 50-të, e fituar pas një faulli në zonë të Ilya Zabarnyi. Ndeshje shumë e dobët sot për ukrainasin.
Reagimi i PSG-së ishte i menjëhershëm, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 53-të me Ousmane Dembele, goditja e të cilit u devijua dhe përfundoi në rrjetë.
Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. PSG fiton derbin 2-1 dhe nuk i ndahet Lens, që kryeson renditjen me 40 pikë, një më shumë se parizienët. Paris FC mbetet në vendin e 15-të me 16 pikë, në garë të fortë për mbijetesën në elitë.