Shqipëria gati t’i rrëmbejë “Haalandin” e Ballkanit...

- Bota Sot

Shqipëria gati t’i rrëmbejë “Haalandin” e Ballkanit...

Quhet Ditmir Hoxha, 17 vjeç dhe është kthyer në “fenomen” te Maqedonia e Veriut.

Aktualisht luan me Rabotniçki në ligën kryesore vendasve, ndërsa sipas mediave aty, Hoxha ngrihet në “piedestal”, si talenti më premtues në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai është i gjatë 191 centimetra, kombinon forcën fizike me teknikën, i qetë me topin në këmbë, driblon mrekullisht dhe mprehtësi për të gjetur të “çara” në zonën mike, sikurse finalziues për t’u patur zili, version i Erling Haaland.

Një “panoramë” e shkurtër se si e pasqyrojnë mediat maqedonase.

Por ç’lidhja ka Shqipëria me Ditmir Hoxhën?!

Ai ka lindur në Strugë dhe rrenjët i ka nga Shqipëria, çka i jep mundësi të përfaqësojë në të ardhmen fanelën e Kombëtares.

Mbetete për t’u parë se çfarë do ndodh me evoluimin e 17-vjeçarit. Deri tani, ai ka arritur të jetë pjesë e Maqedonis së Veriut U-19..



Read it all at Bota Sot