Ukrainasit zbulojnë taktikat e reja luftarake të rusëve, gjejnë për herë të parë një sistem raketor në dronin Shahed

- Bota Sot

Ukrainasit zbulojnë taktikat e reja luftarake të rusëve, gjejnë për herë të parë një sistem raketor në dronin Shahed

Një sistem mbrojtës ajror i lëvizshëm nga njeriu (MANPADS) është gjetur për herë të parë në një dron rus të tipit Shahed.

Forcat ruse me shumë gjasa e kanë instaluar atë për tiu kundërvënë aeroplanëve ukrainas.

Kjo është bërë e ditur nga Serhii "Flash" Beskrestnov, ekspert i teknologjisë radio ushtarake ukrainase.

Flash raportoi se droni në të cilin trupat ruse instaluan MANPADS u gjet më 4 janar.

"Shahed është i pajisur me një kamerë dhe një modem radio. Raketa lëshohet nga operatori i Shahed i cili e kontrollon atë nga territori i Federatës Ruse. U kërkoj pilotëve të aviacionit ushtarak të marrin parasysh shfaqjen e këtij kërcënimi të ri. Ju duhet të shmangni afrimin me Shahed në një kurs ballë për ballë dhe të jeni më të kujdesshëm me ata që fluturojnë në një rreth", shtoi eksperti ukrainas.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të lëvizshme nga njeriu (MANPADS) janë projektuar për të shkatërruar objektiva ajrore me fluturim të ulët, siç janë helikopterët, aeroplanët, dronët dhe raketat. 



Read it all at Bota Sot