Klubi anglez Tottenham Hotspur është njoftuar se duhet të rrisë ofertën nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Santosit, Souza.
Sipas “The Athletic”, ‘Spurs’ kanë bërë një ofertë fillestare prej 10 milionë eurosh për 19-vjeçarin, por ajo është refuzuar nga klubi brazilian.
Santos është i gatshëm të negociojë gjatë këtij afati kalimtar, por ka bërë të qartë se nuk do ta lëshojë Souzën pa një ofertë më të lartë. Klubi brazilian po mban qëndrim të fortë, duke pasur parasysh potencialin e madh të lojtarit.
Kontrata e Souzës me Santosin përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028.
Tottenham mbetet i interesuar, por tashmë pritet të shihet nëse klubi londinez do të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për talentin e ri brazilian.