Kthimi i Asllanit tek Interi, flet edhe presidenti Marota

- Bota Sot

Kthimi i Asllanit tek Interi, flet edhe presidenti Marota

Kristjan Asllani është gjithnjë e më shumë pranë largimit nga Torino, ku ishte huazuar në startin e këtij sezoni, për t’u kthyer tek Interi.

Një kthim i përkohshëm për mesfushorin, pasi ai nuk ka hapësira në radhët e skuadrës ë drejtuar nga Kristian Kivu dhe nuk bën pjesë në planet e tij.

Këtë e ka bërë të qartë dje edhe presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, i cili ndonëse nuk ka konfirmuar kthimin medoemos të mesfushorit, ka bërë të qartë se në eventualitetin e një vendimi të tillë, do t’i gjendet një sistemim tjetër që ai të vazhdojë të luajë.

“Ky është një huazim që kemi bërë me Torinon, nuk kemi folur ende. Do ta vlerësojmë, ai është një aset i yni dhe duhet të përpiqemi të respektojmë vlerën e lojtarit. Nëse nuk do të ekzistonin kushtet që ai të vazhdojë atje, do të gjejmë një sistemim tjetër”, u shpreh dje Marota, duke lënë të kuptohet se për lojtarin nuk ka vend aktualisht në radhët e zikaltërve.



Read it all at Bota Sot