Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave se “metoda e përdorur” nga Shtetet e Bashkuara për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, “nuk mbështetet dhe as miratohet” nga Franca, bëri të ditur zëdhënësja e qeverisë franceze.
Macron shtoi gjithashtu para gazetarëve Maud Brezon, se Nicolás Maduro ishte një “diktator” dhe se largimi i tij “është një lajm i mirë për venezuelanët”/
Presidenti francez është kritikuar, kryesisht nga e majta franceze, për reagimin e tij fillestar, i cili nuk komentonte metodat e përdorura nga Uashingtoni.
Kujtojmë se arrestimi i Maduros ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 janarit 2026, gjatë një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Forcat elite amerikane, përfshirë njësinë e Delta Force dhe agjenci të inteligjencës si CIA, realizuan një sulm të shpejtë në rezidencën e tij në Caracas, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën teksa flinin.
Operacioni, i koduar si “Operation Absolute Resolve”, përfshiu goditje ajrore, afro 150 avionë dhe helikopterë specialë, dhe taktikë të avancuar për të neutralizuar mbrojtjen ajrore para ndërhyrjes tokësore.
Maduro dhe bashkëshortja u transportuan nga një anije e marinës amerikane dhe më vonë u dërguan në Nju Jork, ku pritet të përballen me akuzat penale federale në SHBA.