Pas kapitenit Muharemi, edhe një tjetër largim nga FC Shkupi!

- Bota Sot

Pas kapitenit Muharemi, edhe një tjetër largim nga FC Shkupi!

FC Shkupi do ta ketë shumë të vështirë në sezonin pranveror, kjo pasi edhe ata lojtarë me të cilët u paraqit gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, po e braktisin këtë skuadër.

I pari pas përfundimit të stinorit vjeshtorë që u largua nga Çairi, ishte kapiteni Suhel Muharemi, ndërsa sot një gjë të tillë edhe zyrtarisht ka bërë mbrojtësi i krahut të djathtë, Davor Serafimov.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili ka vendosur ti bashkohet skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë, GFK Ohrid.

Ai tashmë është prezantuar nga drejtuesit e skuadrës buzë liqenit, ndërsa do të jetë ky klubi i tij i tretë në karrierën profesioniste, pas FC Shkupit dhe Vardarit.

Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Serafimov numëron 19 ndeshje, 18 prej të cilëve me fanellën e FC Shkupit.



Read it all at Bota Sot