Igli Tare mendon edhe për alternativa të tjera

- Bota Sot

Igli Tare mendon edhe për alternativa të tjera

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, vazhdon të kërkojë lojtarin më të mirë për t’i shtuar cilësi mbrojtjes së Masimiliano Alegrit.

Megjithatë, Tuttosport raporton se ekziston ndjesia se transferimi mund të shtyhet deri në orët e fundit të afatit kalimtar, kur lindin mundësi si teknike, ashtu edhe financiare.

Nëse do të varej nga trajneri i kuqezinjve zgjedhja e tij është Federiko Gatin, një mbrojtës që Juventusi do të ngurronte ta linte të lirë.

Ndërkohë, drejtuesit e “Djallit” po vlerësojnë mundësi të tjera, njëra prej tyre çon te Brajton, ku luan ish-lojtari i Veronës, Diego Kopola, një lojtar i kërkuar gjithashtu nga Fiorentina dhe Torino.

Gjithashtu në listë janë Okoli i Leistër, Tiago Gabriel i Leçe, Gila i Lacios, Gomez i Liverpulit dhe Disasi i Çelsit.



Read it all at Bota Sot