Vdes në moshë të re tifozi i Kosovës

- Bota Sot

Vdes në moshë të re tifozi i Kosovës

Lajmi i hidhur për komunitetin e futbollit, sportit në tërësi dhe më gjerë, ikja e hershme në amshim e tifozit të Dritës së Gjilanit, Festim Bllaca.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare tifozëve “Intelektualët 1998”.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë Festim Bllaca.

Humbja e tij është humbje për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë të tifozëve.

Do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, dashurinë dhe mbështetjen ndaj klubit të zemrës, në ditë të mira e të vështira.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në tribunë dhe mes nesh.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bllaca, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.

U prehtë në paqe”, shkruan në faqen e “Intelektualët 1998”.



Read it all at Bota Sot