Mehmeti nuk është pjesë e Lirisë

- Bota Sot

Mehmeti nuk është pjesë e Lirisë

Futbollisti Xhulio Mehmeti ka ndarë rrugët me klubin me renome Liria e Prizrenit.

Prizrenasit po luftojnë që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës.

“Faleminderit Xhulio Mehmeti.

E falënderojmë Xhulion për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë.

I urojmë shumë suksese dhe fat në vazhdim të karrierës së tij sportive”, njofton FC Liria. 

Klubi nga Prizreni tani për tani renditet në vend të pestë me 36 pikë, 4 më pak se kampioni vjeshtor Vushtrria.



Read it all at Bota Sot