Hajduku i Splitit po përgatitet për pjesën e dytë të Kampionatit të Kroacisë në futboll.
Skuadra e madhe dalmate synon titullin e kampionit.
Është në garë të fortë me rivalin më të madh dhe të përjetshëm, Dinamon e Zagrebit.
Shqiptari i Kosovës i la pa komente kroatët!
“Hajduku është i dyti në tabelën e SuperSport HNL, një pikë pas Dinamos. Kampionati vazhdon më 25 janar, ku
Hajduku ndeshet me Istrën në orën 15:00.
Të bardhët zhvilluan seancën e tyre të parë stërvitore, trajneri Gonzalo Garcia iu drejtua tifozëve dhe klubi publikoi foto nga grumbullimi i parë i ekipit në Vitin e Ri.
Tifozët menjëherë vunë re stilin e ri të mesfushorit Adrion Pajaziti, lojtar që erdhi nga Gorica gjatë verës së kaluar.
Ai ka një prerje flokësh krejtësisht të re dhe disa tifozë spekulojnë se ai ka bërë një trajtim në Turqi, i cili është një destinacion i preferuar i të gjithë atyre që duan të transplantojnë flokët ose të fshehin vijën e tyre të flokëve që po bien”, - shkruan media kroate “Index”.