Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani, anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka synime të qarta në pjesën e dytë të garave.
Synimi i këtij klubit është që të janë në mesin e tabelës së klasifikimit dhe të ikë sa më larg zonës së rrezikut.
‘Duke filluar nga sot, ekipi do të vendoset në Kroaci për zhvillimin e fazës përgatitore dimërore, me qëllim realizimin e përgatitjeve për gjysmën e dytë të kampionatit në nivel sa më të lartë profesional.
Skuadra do të qëndrojë atje për një periudhë prej 10 ditësh, gjatë së cilës janë planifikuar edhe disa ndeshje kontrolluese me ekipe të njohura si Slaven Belupo, HNK Vukovar, NK Primorje, si dhe një ndeshje tjetër që pritet të konfirmohet në ditët në vijim.
Kjo fazë përgatitore pritet të sjellë përgatitje sa më të mirë për verdh e zinjtë dhe rritje të nivelit konkurrues të ekipit, në mënyrë që klubi të presë sa më i përgatitur fillimin e gjysëm sezonit të dytë.
Falënderojmë antarët, mërgatën, sponsorët, tifozët dhe gjithë komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në projektin tonë sportiv.
Bashkarisht jemi më të fortë!”, njofton KF Arsimi.